Evropa e çmendur pas tij, sidomos Man Utd (Video)

Karim Bellarabi është futbollist i shumëkërkuar nga klube të mëdha evropiane, e sidomos Manchester United.

Sport

17/01/2015 08:53

Futbollisti i Bayer Leverkusenit, Karim Bellarabi, është shndërruar në objektiv të shumë klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Manchester Unitedin.

24-vjeçari ka rënë në sy falë paraqitjeve fantastike me Leverkusenin ku ka realizuar tetë gola deri më tani gjatë këtij sezoni.

Ai ka kontratë me Leverkusenin deri më 2017, por edhe dëmshpërblim që i mundëson të largohet në verën e vitit 2016 për 7 milionë euro.