Evra dhe Ronaldo mundësojnë shkëmbimin më të madh të kësaj vere
Juventus dhe Manchester United janë duke negociuar për të realizuar shkëmbimin më të madh të kësaj vere.
Sport
Bëhet fjalë për Romelu Lukakun dhe Paulo Dybalan, që mund të ndërrojnë skuadra këtë afat kalimtar.
Belgu po kërkohet me ngulm nga Juventus, për transferimin e të cilit dritën e gjelbër ka dhënë edhe Cristiano Ronaldo.
Problemi i vetëm është çështja financiare, me ‘Djajtë e Kuq’ që po kërkojnë 80 milionë euro për shërbimet e lojtarit.
Për të ulur këtë vlerë, Juventus do të përfshijë në ofertë edhe Paulo Dybalan, i cili ende nuk ka vendosur nëse Manchester United është klub i duhur për të.
Për të bindur argjentinasin në këtë transferim, është përfshirë edhe ish mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra.
Francezi ka telefonuar Dybalan, për ta bindur që t’i bashkohet Manchester Unitedit./Lajmi.net/