Everton e dëshiron Munir el Haddadin

Skuadra e Evertonit dëshiron ta transferojë futbollistin e Barcelonës Munir.

Sport

02/11/2015 08:30

Munir El Haddadi mund të kalojë te skuadra angleze nga qyteti i Liverpoolit, Everton, shkruan Don Balon.

Spanjolli me origjinë marokene ka kualitete të mëdha, mirëpo duke qenë se ndodhet në konkurrencë me Messin, Suarezin dhe Neymarin, pak minuta janë të garantuara për të në fushë.

Munir te Evertoni do të bashkohej me Gerard Deulofeu, i transferuar nga Barcelona.