Euro 2020 thyen rekordet – 19.3 milionë kërkesa për bileta

14:58 | 15 Korrik 2019

UEFA ka njoftuar për një rekord të ri lidhur me Kampionatin Evropian 2020.

Tifozët e futbollit kanë aplikuar për një numër të jashtëzakonshëm të biletave, duke prekur shifrën e 19.3 milionë kërkesave, para datës 12 korrik, që ishte afati i fundit, transmeton lajmi.net.

Euro 2020 do të jetë evropiani më i madh, me 3 milionë bileta në dispozicion, përgjatë 12 qyteteve nikoqire.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka pranuar kërkesa për 19.3 milionë bileta gjatë shitjeve të para.

Me këtë numër është thyer rekordi i evropianit 2016, kur asokohe kishte 11 milionë kërkesa.

Në këtë evropian ka gjasa që të luajë edhe Kosova, nëse siguron kualifikimin nga eliminatoret ose Liga e Kombeve. /Lajmi.net/