Euro 2020: Kush janë kombëtaret e kualifikuara deri më tani
Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2020 kanë qenë spektakolare deri në këtë pikë.
Sport
Sigurisht, si asnjëherë më parë, kemi pasur mundësinë që të ndjekim Kosovën në eliminatoret e Euro 2020.
Kombëtarja jonë gjendet në një pozitë mjaft të vështirë tashmë në këto kualifikuese, pasi në tri ndeshje ka nevojë për shtatë pikë; Kundër Malit të Zi, Çekisë dhe Anglisë.
Megjithatë, ka skuadra si Belgjika apo edhe Italia që tashmë veçse kanë mbyllur hesapet e tyre dhe matematikisht janë në Euro 2020.
Belgjika ishte skuadra e parë që u kualifikua në Euro 2020, kur mposhtën San Marinon, tri ditë më parë, transmeton lajmi.net.
Italia në anën tjetër ishte skuadra e dytë që morri një biletë për finalet e evropianit, pasi mbrëmë fituan kundër Greqisë.
Favorite për ta bërë të njëjtën gjë janë edhe skuadra si Spanja e Anglia, por edhe Ukraina e Portugalia. /Lajmi.net/