Euro 2016: Kombëtarja nuk shkon fare në Paris?
Kuqezinjtë mund të luajnë në qytete të tjera të Francës, duke e përjashtuar kryeqytetin si opsion.

Sport
Kombëtarja shqiptare mund të mos zbarkojë fare në Paris, gjatë Kampionatit Evropian, i cili do të mbahet verën e ardhshme në Francë.
Kjo pasi do të jenë disa qytete mikpritëse të këtij evenimenti dhe Kuqezinjtë mund të luajnë në këto qytete, duke e përjashtuar kryeqytetin si opsion, përcjell Zëri.
Sidoqoftë, gjithçka pritet të dihet më 12 dhjetor të këtij viti, kur edhe do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Evropianit dhe do të dihen stadiumet ku do të luajnë përfaqësueset pjesëmarrëse.