“Euro 2016”, kjo nuk ka ndodhur ende në Francë
Ndeshjet e “Euro 2016” kanë qenë shumë të barabarta, në kuptimin që nuk ka pasur asnjë fitore bindëse të ndonjë ekipi deri më tani.
Sport
Shumica e ndeshjeve janë mbyllur me një gol avantazh, por e veçanta është se ende nuk është regjistruar asnjë barazim pa gola.
Pra, kur na ndanë vetëm një ndeshje nga kompletimi i shtatë ditëve në Kampionatin Evropian, ende asnjë sfidë nuk është mbyllur 0:0, përcjellë “Lajmi.net”.
Mbetet të shihet nëse me këtë rezultat do të mbyllet sfida e sotme Gjermani-Poloni. Vështirë të thuhet.