EULEX-i akuzohet edhe për nepotizëm
Zyrtarët më të lartë të EULEX-it dhe të Bashkimit Evropian kanë ditur se në EULEX ka dyshime të forta për korrupsion dhe nepotizëm. Në vend që të ndërhynin, ata kanë heshtur.

Lajme
Madje e kanë këshilluar që një gjë të tillë ta bëjë (të heshtë) edhe prokurorja angleze Maria Bamieh.
Në serinë e dytë të hulumtimit për korrupsionin në EULEX, “Koha Ditore” sjell dëshmi për komunikime të zyrtarëve të BE-së lidhur me zhvillimet brenda EULEX-it.
Dëshmitë flasin për një mision të përqendruar në pak njerëz, siç është Jonathan Ratel.
Ai e kishte bërë prokuror një shok të tij të banesës, pa pasur asnjë ditë përvojë pune si prokuror.
Gazeta ka siguruar dëshmi se ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit, kishte raporte shumë të afërta me ndërmjetësuesin e ndërhyrjeve në procese gjyqësore, Ejup Kamberi.
Atë e kishte dënuar me 18 muaj burgim me kusht dhe ishte kujdesur të mos shkonte asnjë ditë në burg për dy vepra të rënda penale.
“Nga Prishtina kishte shkuar në Klinë dhe e kishte gjykuar vetë atë për vepra ku dënimi parashihej të arrinte deri në 10 vjet burg”, shkruan ndër të tjera Koha Ditore.