Eugen Cakolli: Manipulimi i votave nuk duhet relativizuar si “garë krahasimore”
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar ndaj përpjekjeve për të relativizuar rastet e dyshuara të manipulimit të votave, duke i kthyer ato në një debat mbi “kush ka manipuluar më shumë” në vend që të fokusohet te pyetja kryesore: a ka pasur manipulim apo jo. Sipas Cakollit, për disa më shumë rëndësi ka gjatësia e…
Lajme
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar ndaj përpjekjeve për të relativizuar rastet e dyshuara të manipulimit të votave, duke i kthyer ato në një debat mbi “kush ka manipuluar më shumë” në vend që të fokusohet te pyetja kryesore: a ka pasur manipulim apo jo.
Sipas Cakollit, për disa më shumë rëndësi ka gjatësia e kolonave në grafe sesa faktet, emrat dhe numrat konkretë. Ai thekson se logjika “po, kemi keqpërdorë, po tjerët edhe më shumë” është e papranueshme, transmeton lajmi.net.
“Çdo përpjekje për ta kthyer krimin elektoral në një garë krahasimore partiake është ose padituri, ose mbrojtje e hapur e hajnisë. Në të dyja rastet, është pjesë e problemit. Përgjegjësia duhet të jepet krejtësisht, për secilën votë – dhe në burg duhet të përfundojë çdo individ që ka manipuluar, pa përjashtim,” tha Cakolli.
Ai u bëri thirrje institucioneve që të mos lejojnë që keqpërdorimet elektorale të minimizohen ose relativizohen, duke siguruar që çdo rast të hetohet dhe të ndëshkohet./lajmi.net/