Eto’o në teste mjekësore me Liverpoolin

Pas Mario Balotellit, edhe Samuel Eto’o është shumë afër transferimit në Liverpool. Sulmuesi kamerunas është duke iu nënshtruar testeve mjekësore me gjigantin nga Anfield.

Sport

22/08/2014 19:57

Samuel Eto’o ka vendosur t’i bashkohet Liverpoolit dhe është duke iu nënshtruar testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës njëvjeqare në Anfield, ka njoftuar “Goal.com”.

Reprezentuesi kamerunas është shumë afër transferimit në Liverpool, pasi refuzoi përpjekjet e rivalit të qytetit Everton, për të siguruar shërbimet e tij.

Sulmuesi i mirënjohur është futbollist i lirë pas largimit nga Chelsea në përfundim të edicionit të shkuar.

Eto’o realizoi 12 gola në 34 paraqitje për Chelsean dhe nëse arrin t’i bashkohet Liverpoolit do të luajë së bashku me një tjetër përforcim të ri, Mario Balotelli i cili po ashtu është shumë pranë zyrtarizimit të kalimit nga Milan.