Etnon dhe Ylli sjellin hitin e ri
Grupi i njohur kosovar Etnon, dikur Etno Engjujt, e ka sjell këngën më të re, të quajtur ‘Pretty Woman’ (Femër bukuroshe). Reperët kosovarë kanë bashkëpunuar në këtë këngë ritmike me këngëtarin e ri dhe perspektiv, Yll Limani, i cili bëri emër në spektaklin garues ‘The Voice of Albania’, vitin e kaluar. Gjithashtu, në këtë këngë…
ShowBiz
Grupi i njohur kosovar Etnon, dikur Etno Engjujt, e ka sjell këngën më të re, të quajtur ‘Pretty Woman’ (Femër bukuroshe).
Reperët kosovarë kanë bashkëpunuar në këtë këngë ritmike me këngëtarin e ri dhe perspektiv, Yll Limani, i cili bëri emër në spektaklin garues ‘The Voice of Albania’, vitin e kaluar.
Gjithashtu, në këtë këngë ka kontribuuar edhe Dj Dags. Spoti i këtij projekti duket mjaft interesant, ndërsa shihen disa femra mjaft tërheqëse.
Etnon njihet si rep grupi me më së shumti bashkëpunime. E për Yllin, ky është një plus i madh në karrierë, një bashkëpunim me një grup gjigant.