Espanyoli hakmerret keq: Ua ndalon tifozëve të Barcelonës rekuizitat e klubit, s’ka festë me ngjyrat kuq dhe kaltër në stadiumin e tyre
Barcelona mund të ngrejë titullin e 17-të të La Ligas të dielën nëse mposht Espanyolin, por mijëra tifozë brenda stadiumit RCDE nuk do të mund të festojnë me ngjyrat e famshme të “Blaugranës”. Sipas raportimeve në Spanjë, mbështetësve do t’u ndalohet hyrja nëse vendosin të veshin ndonjë rekuizit që përfaqëson ngjyrat e famshme të Barcelonës,…
Sport
Barcelona mund të ngrejë titullin e 17-të të La Ligas të dielën nëse mposht Espanyolin, por mijëra tifozë brenda stadiumit RCDE nuk do të mund të festojnë me ngjyrat e famshme të “Blaugranës”.
Sipas raportimeve në Spanjë, mbështetësve do t’u ndalohet hyrja nëse vendosin të veshin ndonjë rekuizit që përfaqëson ngjyrat e famshme të Barcelonës, duke përfshirë emblemat, shallet dhe këmisha.
Në fakt, Radio Catalunya pretendon se Espanyol tashmë po i informon ata që përpiqen të blejnë bileta në internet se nuk do t’u lejohet qasja në stadiumin me kapacitet 40,000 nëse ata vishen me ngjyrat kuq dhe kaltër, transmeton lajmi.net.
Ky veprim i Espanyolit konsiderohet se është hakmarrje kundër rivalëve lokal për ndeshjen e zhvilluar në dhjetor të vitit të kaluar.
Barcelona i ndaloi tifozët e Espanyolit të hynin në “Camp Nou” dhe çdo tifoz që vihej re me fanellën bardheblu – ose një emblemë apo flamur të lidhur me Los Periquitos – u ndalua të merrte pjesë.
Barcelona është e para me 82 pikë të grumbulluara dhe është 13 pikë larg Atletiko Madridit si ndjekëse e parë.
Espanyoli zë vendin e parafundit me 31 pikë dhe është në garë për mbetje në elitë./Lajmi.net/