Deputeti i Listës Guxo, Fatos Geci, ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj opozitës përmes një reagimi publik.
Geci, i cili është pjesë e Kuvendit të Kosovës përmes bashkëpunimit të Listës Guxo me Lëvizjen Vetëvendosje, ka shkruar në profilin e tij se veprimet e opozitës përbëjnë “vetëvrasje politike”.
Ai ka shkuar më tej me deklaratat, duke thënë se përpjekjet e opozitës për t’u rikthyer në pushtet janë, sipas tij, “ëndrra të sëmura”, duke shtuar se kjo e bën të dyshojë për “probleme serioze mentale”.
“Vazhdojmë… Ajo që po bën opozita është vetëvrasje politike. Ëndrrat e tyre të sëmura për t’u rikthyer në pushtet më bëjnë të dyshoj se kanë të bëjnë me probleme serioze mentale!”, ka shkruar Geci. /Lajmi.net/