Eskalon Geci i VV-së, i “sulet” Osmanit dhe Avdylit, i quan “të gërrditshëm”
Deputeti i VV-së, Fatos Geci, ka eskaluar në akuza ndaj Haxhi Avdylit dhe Vjosa Osmanit. Të dy, Geci i ka quajtur të gërrditshëm, me një postim të mbushur me akuza. Postimi: Sqarim dhe demaskim për deputetin Haxhi Avdyli dhe kinse “frikën” e tij ndaj deklaratës se babit tim për ish-presidenten Osmani. I nderuar deputet Avdyli,…
Lajme
Deputeti i VV-së, Fatos Geci, ka eskaluar në akuza ndaj Haxhi Avdylit dhe Vjosa Osmanit.
Të dy, Geci i ka quajtur të gërrditshëm, me një postim të mbushur me akuza.
Postimi:
Sqarim dhe demaskim për deputetin Haxhi Avdyli dhe kinse “frikën” e tij ndaj deklaratës se babit tim për ish-presidenten Osmani.
I nderuar deputet Avdyli,
Respekti im për ty, për shkak të moshës që ke (60 vjeç), ka qenë maksimal deri në momentin kur u vendosën emrat tanë në listën për deputetë. Na lodhe me orë të tëra debate duke këmbëngulur që të ishe sa më lart në renditje të listës por prapë nuk arrite. Aty fillova ta njoh egoizmin tënd.
Momenti i dytë ishte pasi përfunduan listat. Ishim në një mbledhje së bashku me ministren Gërvalla dhe kandidatët për deputetë, kur erdhe dhe më the mua, deputetëve dhe Donikës: “Vjosa është vërtet e gërditshme, shumë e gërditshme me disa veprime.” Në atë moment nuk e kuptova se për çfarë e kishe fjalën, por më vonë e kuptova dhe pashë se, në fakt, jo vetëm ajo, por ju të dy jeni më se të gërditshëm. Për dallim nga ti që flet prapa krahëve të Vjosës, unë kam guximin ta them publikisht dhe privatisht, ty dhe asaj sepse ky është realiteti jeni të njëjtë.
Së treti, zoti deputet, më datë 26 shkurt pas takimit me ty mora telefonata dhe mesazhe pa ndalur nga Zyra e Presidencës, saktësisht nga djali i axhës tënd, Emrush Avdyli, i cili me tha qe punon në Presidencë dhe këmbëngulte që të takohem me Vjosën (i kam te gjithë mesazhat e thirrjet ne whats app) gjë që kategorikisht e kam refuzuar. Unë nuk shitna. Unë jam një person me parime dhe i edukuar nga një baba që më ka mësuar gjatë gjithë jetës të ha vetëm me një lugë.
I nderuar, do të ishte mirë të ishe i sinqertë. Unë jam ende në të 30-tat, ndërsa ju jeni vetëm pesë pranvera larg pensionimit. Të lutem mos e luaj viktimën, por tregoji opinionit publik realitetin: pse e përkrah herë pas here Vjosën, varësisht nga disponimi. Pse nuk tregon që e përkrah sepse familjarët e tu punojnë në Presidencë? Apo mos mendove se erdhi “fryma” e saj e po e zëvendeson kryeministrin?!
Pas 48 orësh, kur e kuptove se ke gabuar rëndë, u riktheve në grupin tonë parlamentar në VV. Por tashmë Benin e kemi ministër të Shëndetësisë; ke ende kohë të mendosh nëse do të shkosh te Vjosa por mos harro kur të shkosh kembëngul me hy ne 10shen e LDK-së apo listes se saj, nese veç vendos me shku!
Unë kam respekt për presidenten Osmani edhe për 18 ditë, dhe pas datës 4 prill, Kosova do ta kuptojë realitetin atë realitet që ti unë dhe shumica e depuetve e dijmë e pastaj do t’ia tregojë vendin secilit.
Ajo që mund të them është: Kosova ka fat që e ka vetëm një lider që e do vërtet këtë vend. Ka një lider të pakrahasueshëm, me inteligjencë të lartë, që njeh secilin në skenën politike, dhe ai është kryeministri Kurti. Uroj shumë të shkojmë në zgjedhje dhe të matet fuqia ne popull për secilin nga ne!
E di që qytetarët janë të lodhur, edhe ne jemi të lodhur, por kur të demaskohen të gjithë, edhe nëse kryeministri Kurti i merr 80% në zgjedhjet e ardhshme, prapë do ta konsideroj pak. VV Guxo janë e vetmja rrugë e drejtë për Kosoven!