Eskalon debati në ‘Ferma VIP’: Big Mama përplaset ashpër me Kastro Zizon
Një debat i fortë ka tensionuar atmosferën gjatë spektaklit të fundit të “Ferma VIP”, ku protagonistë ishin këngëtarja Big Mama dhe opinionisti Kastro Zizo. Shkak i përplasjes u bë qëndrimi i ashpër i Big Mamës ndaj Albanës gjatë javës, ku ajo u shpreh me tone të rënda dhe ofendime të drejtpërdrejta. Kjo sjellje nuk u…

ShowBiz
Një debat i fortë ka tensionuar atmosferën gjatë spektaklit të fundit të “Ferma VIP”, ku protagonistë ishin këngëtarja Big Mama dhe opinionisti Kastro Zizo.
Shkak i përplasjes u bë qëndrimi i ashpër i Big Mamës ndaj Albanës gjatë javës, ku ajo u shpreh me tone të rënda dhe ofendime të drejtpërdrejta. Kjo sjellje nuk u kalua pa u vërejtur nga Kastro Zizo, i cili nuk i kurseu fjalët në studio.
“Keni harruar se kush jeni, dhe për çka keni ardh madje jeni dhe artistë që bëni këto gjëra”, ishte reagimi i drejtpërdrejtë i opinionistit, duke adresuar kritikat ndaj sjelljes së Big Mamës.
E prekur nga deklarata, këngëtarja shpërtheu emocionalisht dhe shprehu dëshirën për t’u larguar nga gara. Por moderatorja Luana Vjollca, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë me të, u përpoq ta qetësonte situatën dhe i kërkoi Big Mamës të qëndrojë në fermë e të mos marrë vendime të nxituara.