Është takuar dhe do të ketë një bashkëpunim me Gjestin? Përgjigjet Joz Marku
I ftuar së fundmi në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Jozefin Marku. Ish-banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën muzikore, projektet që do të vijnë, jetën personale dhe jo vetëm. Ndër tjerash ai u pyet edhe për raportin me Gjestin,…

ShowBiz
I ftuar së fundmi në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Jozefin Marku.
Ish-banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën muzikore, projektet që do të vijnë, jetën personale dhe jo vetëm.
Ndër tjerash ai u pyet edhe për raportin me Gjestin, me të cilin pati përplasje të mëdha gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.
Këngëtari u përgjigj duke thënë se nuk ka pasur fare kontakt me të dhe se një bashkëpunim mes tyre do të ishte i pamundur.