“Është procesuar paga e juaj në vlerë afër 3000 euro”, Miftaraj: Mëkat që Kosova s’ka sistem prokurorial dhe prokurorë të guximshëm
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj e ka komentuar gjendje e sistemit Prokurorial në Kosovë, ku sipas tij thotë se nuk ka prokurorë të guximshëm. Miftaraj me ironi tha se gjatë takimeve prokurorëve i vinin mesazhe me tekstin është procesuar paga e juaj në vlerë afër 3000 Euro për muajin maj. Postimi…

Lajme
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj e ka komentuar gjendje e sistemit Prokurorial në Kosovë, ku sipas tij thotë se nuk ka prokurorë të guximshëm.
Miftaraj me ironi tha se gjatë takimeve prokurorëve i vinin mesazhe me tekstin është procesuar paga e juaj në vlerë afër 3000 Euro për muajin maj.
Postimi i plotë:
Konkluzioni nga takimi i kolegjiumit të prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës:
Mëkat që Kosova ska sistem prokurorial dhe prokurorë të guximshëm, të pavarur dhe me integritet për të luftuar korrupsionin masiv qeveritar.
Gjatë takimit, filluan të vinë mesazhe në telefonat e prokurorëve me tekstin: Është procesuar paga e juaj në vlerë afër 3000 Euro për muajin maj.
Një prokuror klithi: Dolën pagat, sa efikase është Ministria e Financave. Nesër kohë e bukur të “luftojmë” jo korrupsionin por monotoninë në plazhet e bukura të Shqipërisë.
Takimi përfundoj me një atmosferë relaksuese dhe me fytyra të buzëqeshura.
Satire me realitetin tonë të pa fat!