“Është normale që Inter të vëzhgojë Dybalan”, Marotta i hap derën argjentinasit

Sport

20/01/2022 09:48

Inter është një ndër skuadrat e interesuara për nënshkrimin me yllin e Juventusit, Paulo Dybala.

Negociatat mes argjentinasit dhe “Bianconerëve” kanë ngecur, pasi këta të fundit i ndryshuan kontratën, për të cilën arritën marrëveshje para disa muajve, përcjell lajmi.net.

Kësisoj, Dybala nuk është i interesuar për të rinovuar me Juventusin dhe drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar se janë duke vëzhguar situatën.

“Kur një lojtar i kualitetit të Dybalas është afër përfundimit të kontratës, është normale që të jetë i lidhur me skuadrat e tjera”.

“Është gjithashtu e drejtë të jetë edhe Inter që kanë disa sulmues të mirë që paraqiten mirë. Menaxhmenti duhet të jetë shumë ambiciozë në sjelljen e lojtarëve që ngrisin kualitetin. Edhe nëse nuk i arrijmë objektivat, nuk ka rëndësi, duhet të bëhet prova”.

“Kjo nënkupton se do këtë diskutime, edhe pse Inzaghi është i lumtur me lojtarët që ka në dispoziocion”.

Ndërkohë, në javët e ardhshme do këtë takim mes bordit të Juves dhe përfaqësueve të argjentinasit, që do mundohen të pajtohen./Lajmi.net/