Ermal Sadiku takohet me kongresmenin amerikan Brandon Gill dhe Tulsi Gabbard, në fokus raportet Kosovë-SHBA
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka zhvilluar takime në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me kongresmenin Brandon Gill dhe ish-drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare amerikane, Tulsi Gabbard. Sadiku ka ndarë detaje për takimin me kongresmenin Gill, të cilin e ka cilësuar si të shkurtër, por të mirë, raproton lajmi.net Ai ka…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka zhvilluar takime në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me kongresmenin Brandon Gill dhe ish-drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare amerikane, Tulsi Gabbard.
Sadiku ka ndarë detaje për takimin me kongresmenin Gill, të cilin e ka cilësuar si të shkurtër, por të mirë, raproton lajmi.net
Ai ka theksuar rëndësinë e kontakteve me përfaqësues të politikës amerikane dhe të krijimit të kanaleve të reja të komunikimit, duke nënvizuar raportet e veçanta mes Kosovës dhe SHBA-së.
“Gjithmonë kënaqësi të takosh përfaqësues të politikës amerikane dhe të ndërtosh ura të reja komunikimi. Miqësia Kosovë–SHBA mbetet e pazëvendësueshme”, ka shkruar Sadiku./Lajmi.net/