Ermal Fejzullahu flet për bullizmin që mori për mbipeshën

Ermal Fejzullahu është këngëtari që njeh shumë hite të ndryshme.

ShowBiz

16/05/2022 22:13

Së fundi ai ishte i ftuar në emisionin “Barber Shok”, shkruan lajmi.net.

Ai ka rrëfyer për rritjen e tij profesionale, gjithashtu edhe mbi sfidat që atë e kanë përcjell gjatë jetës.

Me gjithë dashurinë që ka ndaj basketbollit, Fejzullahu tha se vet është marrë shumë pak me sport dhe shkas për këtë ka qenë edhe mbipesha.

I pyetur nga moderatori  se nëse është bullizuar gjatë jetës, Ermali e pohoi një gjë të tillë duke thënë se është përballur me një fenomen të tillë gjatë jetës.

“Ka shumë njerëz që i njoh, të cilët bullizmi ka lënë shumë me komplekse, sepse këtu fatkeqësisht nganjëherë s’mund të kesh edhe lirinë e të shprehurit sepse të gjykojnë, por nuk është mirë t’i bullizosh njerëzit sepse shumë njerëz në krejt botën që kanë ngelur kështu si unë trashulluq, kam vlerat e mia, kam artin tim, talentin tim që dikush tjetër ndoshta s’e ka. Nuk bën t’i gjykosh njerëzit në pamje shtoi ai”, theksoi Fejzullahu.

Këngëtari tha se mesazhi që do t’i jepte çdokujt që po përballet me bullizëm, do të ishte thjeshtë “Mos ta ndjen”. /Lajmi.net/