Erling Haaland përgatitet ta refuzojë Real Madridin për këtë arsye interesante

Sulmuesi Erling Haaland do refuzojë negociatat e avancuara me Real Madrid, në rast që klubi spanjoll provon dhe nënshkruan fillimisht me Kylian Mbappe.

Sport

11/10/2021 08:32

Sulmuesi i Borussia Dortmundit kërkohet nga top klubet evropiane dhe “Los Blancos” janë një ndër skuadrat që e duan, transmeton lajmi.net.

Haaland do jetë i lirë për 75 milionë euro shkaku i klauzolës së lirimit, por sipas Marca, norvegjezi do përgatitet ta refuzojë ofertën e Realit.

Mbappe shihet si arsyeja kryesore ngase Haaland nuk dëshiron të jetë lojtari i dytë më i rëndësishëm në skuadër.

Francezi u kërkua verën e kaluar nga Reali që ofruan 180 milionë euro, mirëpo oferta u refuzua nga PSG.

Sidoqoftë, Mbappe do jetë agjent i lirë verën tjetër dhe lojtari është i dëshpëruar për të kaluar në “Santiago Bernabeu”.

Kjo mesa duket nuk pëlqehet nga Haaland që preferon të jetë ylli i skuadrës në një klub tjetër.

Ky lajm do gëzojë ekipet e Premierligës, ngase siç dihet Manchester United, City, Liverpool dhe Chelsea e duan qendërsulmuesin./Lajmi.net/