Erling Haaland ‘flirton’ me Real Madridin me anë të këtij veprimi

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland ndoshta është duke i pëlqyer mundësia e kalimit të Real Madridi.

Sport

13/01/2021 08:19

Norvegjezi në rrjetin social, Instagram pëlqeu një foto të “Santiago Bernabeu” mbushur me borë dhe kjo i ka mjaftuar gazetarëve spanjoll të nisin spekulimet, përcjellë lajmi.net.

Haaland është mik i mirë me mesfushorin e Realit, Martin Odegaard me të cilin është bashkëlojtarë të Kombëtarja e Norvegjisë.

Këtë edicion, Haaland ka shënuar 19 gola në 16 ndeshje, derisa Reali ka nevojë për një golashënues që të ndjek hapat e Cristiano Ronaldos.

Ideja e Realit thuhet se është transferimi i Kylian Mbappes dhe Eduardo Camavingas në verë, derisa për Haaland do provojnë në vitin 2022./Lajmi.net/