Erion Veliaj mbetet në paraburgim, Gjykata e Apelit nuk ndryshon mendje
Gjykata e Lartë në Shqipëri ka vendosur këtë të martë të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi vendimin e mëhershëm të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për ta mbajtur atë në paraburgim. Veliaj ndodhet në qeli që nga muaji shkurt i këtij…

Lajme
Gjykata e Lartë në Shqipëri ka vendosur këtë të martë të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi vendimin e mëhershëm të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për ta mbajtur atë në paraburgim.
Veliaj ndodhet në qeli që nga muaji shkurt i këtij viti, ndërsa ndaj tij po zhvillohen hetime për veprat penale “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, transmeton lajmi.net.
Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pas hetimeve të nisura mbi një kallëzim të bërë nga një person me inicialet N.A., i njohur në opinionin publik si “Nesti Angoni”./lajmi.net/