Eriksen rrezikon të mbetet jashtë fushave për gjashtë muaj

Ende mbetet e paqartë nëse Erikseni do të mund të rikthehet të luaj.

Sport

29/07/2021 17:56

Eriksen pësoi një sulm në zemër gjatë Kampionatit Evropian “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.

Sipas raporteve të fundit, mesfushori do të duhet të presë gjashtë muaj para se të mund të luajë përsëri për Interin dhe madje mund të ndalohet nga Seria A të luajë përgjithmonë pas arrestit të tij kardiak.

Futbollistit pas sulmit i është vendosur një defibrilator në miniaturë. Ndërsa ligat e tjera kanë specifikime të ndryshme, Federata Italiane nuk do të lejojë lojtarët me defibrilator të implantuar të luajnë në mënyrë profesionale.

Nëse gjendja e zemrës së Eriksen ishte shkaktuar nga një inflamacion i përkohshëm, atëherë implanti mund të hiqet dhe ai mund të rifillojë karrierën e tij me Interin.

Koha e marrë për testet dhe heqjen e implantit, sipas Sky Sport Italia, është të paktën gjashtë muaj.

Pra, ai rrezikon të mbetet jashtë fushave deri në muajin shkurt të vitit 2022. /Lajmi.net/