Eriksen i bindur se do të jetë i gatshëm të luajë pas 4 ose 5 muajsh

Christian Eriksen është rikthyer në Itali.

Sport

05/08/2021 11:41

Eriksen është kthyer në Itali ku do të vazhdojë me testet tjera mjekësore para se të mësojë rreth të ardhmes së tij.

Megjithatë futbollisti tashmë ka konfirmuar se kur do të rikthehet në fushat e gjelbërta.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, mesfushori u ka thënë shokëve të tij se ai ishte me fat që shpëtoi nga lëndimi i tmerrshëm dhe se do të jetë i gatshëm pas rreth katër ose pesë muajsh, transmeton lajmi.net.

Danezi pësoi një sulm në zemër në Euro 2020 kundër Finlandës më 12 qershor.

Mjekët i shpëtuan jetën në fushë para se ta çonin në spital. 29-vjeçari iu nënshtrua një operacioni për të implantuar një defibrilator të zemrës disa ditë më vonë, por ai nuk do të lejohet të luajë përsëri në Serie A nëse pajisja nuk hiqet.

“Ai tani do të ndjekë programin e rimëkëmbjes të paraqitur nga mjekët danezë në Kopenhagen, të cilët gjithashtu do të koordinojnë ndjekjen klinike”.

“Stafi mjekësor i Interit natyrisht do të mbahet i informuar dhe i përditësuar gjatë gjithë procesit”, tha klubi i Interit dje në një njoftim. /Lajmi.net/