Erë e shi, IHMK tregoni motin për nesër në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë ditës së nesërme në vendin tonë.

Lajme
IHMK njofton se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Vranësirat herë-herë parashihen të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7 m/s. /Lajmi.net/