Erdogani i shqetësuar për rënien e lindshmërisë në Turqi, fajëson LGBTQ-në
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sulmoi ashpër komunitetin LGBTQ+, duke e quajtur “të pervershëm”, ndërsa paralajmëroi për rrezikun e madh të rënies së lindshmërisë në Turqi. Duke e lidhur drejtpërdrejt uljen e numrit të lindjeve me “ndikimet e huaja”, Erdogan deklaroi: “Do të marrim të gjitha masat e nevojshme kundër perversiteteve dhe rrjeteve të tilla…
Bota
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sulmoi ashpër komunitetin LGBTQ+, duke e quajtur “të pervershëm”, ndërsa paralajmëroi për rrezikun e madh të rënies së lindshmërisë në Turqi.
Duke e lidhur drejtpërdrejt uljen e numrit të lindjeve me “ndikimet e huaja”, Erdogan deklaroi: “Do të marrim të gjitha masat e nevojshme kundër perversiteteve dhe rrjeteve të tilla si LGBTQ+.
“Nuk do të lejojmë as më të voglin kompromis, as lëshim apo dobësim”
Në fjalimin e tij, presidenti turk theksoi me shqetësim: “Gratë tona lindin shumë pak fëmijë, po përjetojmë një katastrofë të vërtetë. Ai shtoi se ritmi i rritjes së popullsisë turke po bie ndjeshëm dhe se shkalla e fertilitetit ka zbritur nën nivelin e vetë-riprodhimit të popullsisë.”
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti Turk i Statistikave (TÜëK), shkalla totale e fertilitetit vitin e kaluar ishte vetëm 1,48 fëmijë për grua – shumë poshtë nivelit 2,10 që nevojitet për të mbajtur popullsinë stabile.
“Kambanat e alarmit po bien fort për të ardhmen tonë. Kushdo që e do të ardhmen e këtij vendi nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj”, përfundoi Erdogan.