Erdogani i bindur se ka mision hyjnor për Islamin: Kedmi ka zbuluar se si mendon presidenti turk

Ish-Shefi i shërbimit sekret izraelit “Nativ”- Jakov Kedmi, ka paraqitur këndvështrimin e vet: Pse Turqia ka një politikë agresive ndaj Rusisë.

Bota

08/12/2015 22:43

“Erdogani gjithmonë sillet ashtu. Jo veç në mënyrë agresive, por edhe provokative. Ai ka qenë i cili i ka sjellë marrëdhëniet me Izraelin në këtë pikë. Atëherë ai premtonte fuqishëm se anijet tregtare që shkojnë në Gaza do të përcillen nga anijet luftarake turke. Izraeli i kishte porositur atëherë: Vetëm urdhëroni, nëse nuk ju dhimbsen anijet luftarake. Për atë arsye gjithçka kishte përfunduar aty”, vlerëson Kedmi, në një intervistë për mediat ruse, transmeton lajmi.net

Kedmi theson se retorika agresive e Erdoganit “maskon pafuqinë dhe pamundësinë për të bërë diçka”.

aa

Ai nënvizon se: “Më e rëndësishme se fjalët e tij është ideologjia e Erdoganit. Pika qendrore e asaj ideologjisë se është një mision historik i Turqisë që në të gjithë botën të vendosë civilizimin e Islamit turk. Ai politikë të tillë ndjek që nga momenti i ardhjes në pushtet. Ai gjithmonë i ka treguar arabëve se Perandoria Osmane nuk i kishte kolonizuar, shkurtimisht, qëllimi i tij është që t’i shpëtoj arabët nga civilizimi evropian”, ka thënë Kedmi.

Kedmi është i bindur se Erdogan beson se Turqia duhet të pushtojë Evropën, por edhe Rusinë e SHBA-të dhe se ai është mision hyjnor. Atë nuk kishte arritur perandoria Osmane edhe pse kishte mbërritur deri në Vjenë, ndërsa ai konsideron se me të fillon periudha e re e Osmanëve.

“Qëllimi kryesor i Erdoganit është ndikimi në vendet arabe. Erdogani është patroni dhe financuesi kryesor i saj. Për atë ka mbështetu përmbysjen në Egjipt. Për atë ka mbështetur edhe përmbysjen në Tunizi, ndërkaq për Sirinë po i mbështet turkmenët. Për atë arsye dëshiron ta largojë edhe Assadin, i cili është kundërshtari më i suksesshëm i myslimanëve”, tregon ai, transmeton lajmi.net.

aaa

Kp i ka parashtruar pyetjen “A po e bën një gjë të tillë edhe për shkak të krizës së politikës së brendshme, në mënyrë që ta largojë vëmendjen e ndërkombëtarëve nga ajo?”.

“Turqia është një vend multinacional dhe multikonfesional. Problemi më i madh i saj janë Kurdët. I gjithë stabiliteti i Turqisë varet nga Kurdët. Për atë arsye lufta me kurdët është qëllim i Erdoganit. Për atë arsye e ka mprehur situatën me kurdët. Me pretekstin se lufton kundër ISIS ka filluar bombardimin e kurdëve në Siri. Atij i duhet një kërcënim i dukshëm që të mund të godiste kurdët në Turqi.

Kedmi thotë se islami fondamental është ideologjia e Erdoganit dhe se ai qëllimet e tij i ka ekspozuar në librin “strategjinë e thellë”: “Erdogan në atë libër ka ekspozuar planet e tij. Ashtu siç Hitleri kishte bërë në librin “Mein Kampf”, ka thënë Kedmi./lajmi.net