Erdogan: Jam i zhgënjyer me Obamën dhe SHBA
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për qasje e saj ndaj krizës siriane, duke thënë se ai është "i zhgënjyer" nga Uashingtoni.

Bota
Erdogan në një intervistë për CBS tha se ishte rezultati i politikës amerikane në Siri që kërcënon sigurinë në kufijtë jugore të Turqisë dhe rreth tre milionë refugjatë në vendin e tij.
Erdogan tha se ai foli për këto çështje me Presidentin dhe zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe Joe Biden.
“Ata nuk kanë ardhur që të trajtojnë me seriozitet këto probleme. Është tejet shqetësuese për ne,” tha Erdogan. /Lajmi.net/