Një informacion të tillë nuk e ka as ambasada e Bosnjës në Turqi.
“Në një mjedis, ku disa vende janë duke shqyrtuar nëse do të na mundësojnë të bëjmë fushatë, më me ëndje shoqërohemi me qytetarët tanë në Bosnje dhe Hercegovinë. Do të vimë në Bosnje së bashku me qytetarët tanë nga vendet evropiane”, tha Erdogan, transmeton gazeta turke Hurriyet.
Disa vende evropiane ua kanë ndaluar politikanëve turq të organizojnë mitingje dhe fushata në territorin e tyre.
Sipas gazetës Hurriyet, tubimi i Erdoganit në Sarajevë mund të mbahet më 20 maj.
Në Turqi, më 24 qershor, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale.