Eranda Libohova dhe Gena publikojnë këngën “Thuam po”

Gena dhe Eranda sollën projektin e ri muzikor.

ShowBiz

07/11/2019 20:32

Një bashkëpunim i ri sapo është publikuar në estradë, është fjala për këngën e re nga Gena dhe Eranda Libohova, shkruan lajmi.net.

Dyshja sollën këngën me titull “Thuam po”, ndërsa ia shoqëruan edhe videoklipin.

Për tekstin u përkujdes Pandi Laco, muzikën Gent Myftaraj, ndërsa videoklipi është punuar nga Ernis Chili Chill Production.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Gena dhe Eranda me titull “Thuam po”. /Lajmi.net/

YouTube player