“Era sovranitet”, “Urime besimtarëve të VV-së” – Publikohen mesazhet për Dimal Bashën që çuan në suspendimin e katër policëve
Janë bërë publike mesazhet nga grupi privat në Viber, për të cilat katër zyrtarë policorë u suspenduan disa ditë më parë, pas komenteve të tyre lidhur me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës. Mesazhet, të publikuara në media, shfaqin komente të bëra brenda një grupi të mbyllur, për të cilat Policia…

Lajme
Janë bërë publike mesazhet nga grupi privat në Viber, për të cilat katër zyrtarë policorë u suspenduan disa ditë më parë, pas komenteve të tyre lidhur me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Mesazhet, të publikuara në media, shfaqin komente të bëra brenda një grupi të mbyllur, për të cilat Policia e Kosovës kishte vendosur suspendimin e përkohshëm të katër zyrtarëve, përfshirë rreshterin Sami Hoti, transmeton lajmi.net.
Pas 3 ditësh suspendimi, të katërtit janë rikthyer tashmë në detyrë. Lajmin e ka konfirmuar avokatja e Sami Hotit, Arbenita Zija-Aliu, e cila tha se vendimi për rikthim është marrë pasi është konstatuar se nuk ka pasur shkelje disiplinore nga ana e klientit të saj.
“Policia e Kosovës ka vlerësuar se në rastin e Sami Hotit nuk ka pasur shkelje disiplinore dhe ka vendosur që ta kthejë atë në detyrën ku ka qenë. Ky vendim dëshmon një qasje të matur dhe të drejtë, duke e trajtuar këtë rast me vlerësim profesional dhe kredibilitet institucional”, deklaroi ajo.
Rasti ka ngjallur debat për kufijtë e lirisë së shprehjes së zyrtarëve publikë, edhe kur bëhet fjalë për biseda private në rrjete sociale./lajmi.net/