Era Istrefi zbulon për radion amerikane se kush zbuloi talentin e saj (Video)

Interpretuesja e hitit “Bon Bon”, aktualisht po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ShowBiz

24/09/2016 10:20

Interesimi i mediave botërore për Era Istrefin sa vjen e rritet. Së fundi, ajo ka qenë e ftuar në 96.5 AMP Radio, në pensilvania.

Gjatë Intervistës Istrefi ka treguar shumë cka rreth talentit të saj.

Ylli i muzikës ka treguar se ka qenë nëna e saj, ajo e cila ka zbuluar fillimisht talentin e saj, transmeton Indeksonline.

Ajo poashtu ka zbuluar se nëse nuk do të ishte këngëtare, do të pëlqente të ishte psikologe.

“Nëna ime më shtyu të bëhem këngëtare. Ishte ajo që zbuloi talentin tim, unë doja të isha psikologe, kjo pasi që pasioni im është psikologjia”, ka treguar ajo.

Era ka thënë se vazhdon të jetë besnike si ndaj punës së saj ashtu edhe ndaj fansave të saj, andaj shumë shpejt do të vijë me ndonjë projekt të ri.

“Ka pasur raste që unë kam menduar se unë mund të iu tregoj fansave të mi se une mundem të vazhdoj edhe me projekte të reja, dhe mos të ndalem vetëm me “Bon Bon” “, ka thënë Istrefi.

“Nuk dua që njerëzit të ndryshojnë për mua, as unë nuk kam ndryshuar”, ka thënë gjatë bisedës Era.

“Ka qenë një kohë kur unë këndoja në dhomë, dhe kam thënë me vete se unë me të vërtetë duhet të këndojë, duhet ta bëjë këtë”, tregoi ajo.

Nga ana e tij, prezantuesit ka pyetur këngëtaren edhe për tatoo-të që ajo mban.

“I kam dy tatoo-ja “E lirë dhe e lumtur”, që të dyja janë shumë të mira, të ndërlidhura me njëra- tjetrën pasi që pa qenë njëra smund të jetë tjetra.”