Era Istrefi i acaron serbët (VIDEO)

Seukencat e videoklipit të këngëtares, Era Istresi, të xhiruara në objektin e papërfunduar të Kishës Ortodkse në ambientet e Universitetit Publik të Prishtinës, ka acaruar mediat serbe dhe të përfaqësuesve të Kishës Ortodokse serbe në Kosovë.

ShowBiz

24/06/2014 13:31

Në një shkrim në të përditshmen serbe “Pravda”, skenat e videoincizimit të këngës “E dehur” i kanë quajtur si përdhosje.

Në këtë klip këngëtarja Era Istrefi dhe disa statistë shihen të përformojnë gjysëm të zhveshur.

Edhe Kreu i Manastirit të Deçanit, Ati Sava Janjiq, ka komentuar në profilin e tij në Facebook lidhur me këtë videoklip.

Skenat e regjistruara në këtë klip, Janjiq i ka quajtur si turpëruese për objektin e pa përfunduar e kësaj kishe.

“Një pop grup shqiptar nga Prishtina, ka regjistruar një video blasfemuese (turpshme) në tempullin e papërpunuar të Krishtit Shpëtimtar, turp, edhe një tregues tjetër për mosrespektim e të drejtave fetare të krishterëve në Kosovë”.