Era dhe Jonida pëlqejnë projektin e këngëtares së njohur (Foto)
Këngëtaret tona përkundër angazhimeve që kanë me projektet e tyre, nuk harrojnë të shprehin përkrahjen për kolegët e tyre.
ShowBiz
Këtë gjë e kanë bërë edhe Era Istrefi dhe Jonida Maliqi, të cilat pasi publikoi këngën e re Argjentina Ramosaj, i komentuan në shenjë përkrahjeje, shkruan lajmi.net.
Argjentina pas një pauze të gjatë, solli projektin e saj të ri, të titulluar “Pse”, projekt ky që po pëlqehet mirë nga fansat e këngëtares por edhe nga koleget.
Në postimin e Erës shkruan “Tepër bukur”, ndërsa Jonida “Si gjithnjë perfekte, urime e dashur dhe suksese”. /Lajmi.net/