Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

Eqa largohet i dëshpëruar, jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në LDK

15:22 | 27 Qershor 2014

Eqrem Kryeziu

Eqrem Kryeziu, pas një çerek shekulli si veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i dëshpëruar me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit dhe me liderin e tij, Isa Mustafa, ka njoftuar për dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet në parti.

Kryeziu, përmes një njoftimi që ka bërë në profilin e tij në Facebook, ka lënë të aludohet se është i pakënaqur edhe më mbështetjen që LDK po përkrah njerëzit e dhunshëm, por pa specifikuar nëse bëhet fjalë për njerëz brenda partisë, apo të bllokut opozitar të krijuar pas zgjedhjeve.  

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Eqrem Kryeziut në profilin e tij në Facebook:

“Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Isa Mustafa

Zotni Kryetar,

Nga rezultatet zyrtare të shpallura sot prej KQZ del se nuk kam marrë mbështetje të mjaftueshme për të vazhduar të jem edhe më tej përfaqësues i anëtarësisë si kryetar i Degës dhe si anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Së këndejmi, me këtë rast jap dorëheqje nga ato funksione.

Jam i kënaqur, përkundër ndarjes nga një çerek shekulli veprimtarie brenda LDK-së, sepse nuk më ka shkuar asnjëherë as në mendje të përkrah njerëzit e dhunshëm (“Kush e ndihmon dhunuesin, dhunuesi do ta sundojë”).

Nga ana tjetër, shpresoj se edhe Ju jeni të kënaqur, jo se qëndrimi Juaj ishte si imi, por sepse ishte zgjedhja që keni bërë vetë.

Uroj të takohemi në rrethana më të dinjitetshme.

Eqrem Kryeziu”.