Episodi i fundit nga emisioni “Mirage” për këtë sezon vjen me super materiale

Këtë të premte transmetohet episodi i fundit i këtij sezoni të emisionit “Mirage”.

ShowBiz

06/07/2022 22:15

Materiale ekskluzive e emra të njohur të estradës do jenë pjesë e këtij transmetimi, shkruan lajmi.net

E këto janë disa nga materialet që do të mund t’i ndiqni:

Gjithçka nga atmosfera e “Alba Festival” në Zvicër, atmosfera dhe intervista me këngëtarët

Aferdita Paqarada feston ditëlindjen e 50-të, kush ishte i pranishëm?

As këtë javë nuk do të mungojnë mendimet e qytetarëve në Vox-Pop

Duda Balje këtë javë përgjigjet në pyetjet e rubrikës “Kë Zgjedh”.

Momentet qesharake dhe gabimet e Engjit gjatë xhirimeve të emisionit.

Të gjitha këto i kuptoni të premten në ora 18:10 në “T7” dhe kanalin e Lajminet në “Youtube”, nën prezantimin e Engjëllusha Cakaj dhe me producent Butrint Pasjaqa. /Lajmi.net/

YouTube player