Binance përfshihet në listën e parë Fortune Crypto 100 mes kompanive më me ndikim në industrinë e aseteve digjitale

Binance, ekosistemi më i madh në botë i blockchain-it dhe ofruesi kryesor i infrastrukturës për asetet digjitale, është përfshirë në kategorinë CeFi të edicionit të parë të listës Fortune Crypto 100, e cila vlerëson kompanitë dhe institucionet që po formësojnë të ardhmen e industrisë së kriptove. Përfshirja në këtë listë vjen pas gati nëntë vitesh…

12/06/2026 16:56

Binance, ekosistemi më i madh në botë i blockchain-it dhe ofruesi kryesor i infrastrukturës për asetet digjitale, është përfshirë në kategorinë CeFi të edicionit të parë të listës Fortune Crypto 100, e cila vlerëson kompanitë dhe institucionet që po formësojnë të ardhmen e industrisë së kriptove.

Përfshirja në këtë listë vjen pas gati nëntë vitesh zhvillimi të vazhdueshëm të Binance, e cila sot u shërben më shumë se 320 milionë përdoruesve të regjistruar në mbi 100 vende. Nga investitorët që hedhin hapat e parë në kripto deri te institucionet financiare, Binance është kthyer në një nga platformat më të përdorura për tregtimin dhe shërbimet që lidhen me asetet digjitale.

Lista Fortune Crypto 100 u përpilua në mënyrë të pavarur nga ekipi editorial i Fortune Crypto, bazuar në një anketë me profesionistë të industrisë dhe analiza financiare e teknike nga Inca Digital. Ajo përfshin dhjetë kategori, mes tyre financën tradicionale, financën e decentralizuar, kapitalin sipërmarrës, minimin, stablecoin-et dhe tregtimin e aseteve digjitale.

Sipas Fortune, përfshirja e Binance në kategorinë CeFi pasqyron rolin e saj në tregjet e aseteve digjitale, angazhimin për inovacion dhe integritetin e tregut, si dhe ndikimin në adoptimin më të gjerë të kriptove në nivel global.

Binance mbetet bursa më e madhe në botë për asetet digjitale sipas vëllimit të tregtimit. Vetëm gjatë vitit 2025, platforma përpunoi 34 trilionë dollarë volum tregtimi, duke e çuar volumin total historik në 145 trilionë dollarë, një shkallë aktiviteti që, sipas kompanisë, mbetet e pakrahasueshme në industri.

Në të njëjtën kohë, Binance po zgjeron ofertën e saj përtej aseteve digjitale, si pjesë e vizionit për të ndërtuar një super-aplikacion financiar. Interesimi fillestar për këto produkte ka qenë i lartë. Shërbimi i tregtimit të aksioneve kaloi 400 milionë dollarë asete nën menaxhim (AUM) brenda javës së parë nga lansimi, ndërsa kontratat perpetual para IPO-së për SpaceX regjistruan mbi 2.1 miliardë dollarë volum tregtimi brenda 18 ditësh.

“Ky vlerësim nga Fortune pasqyron atë që kemi ndërtuar gjatë nëntë viteve të fundit: një platformë të hapur, të qasshme dhe të besueshme që u mundëson njerëzve kudo në botë të marrin pjesë në ekonominë digjitale”, tha Richard Teng, bashkë-CEO i Binance.

“Sot, Binance nuk është vetëm bursa më e madhe për nga vëllimi i tregtimit, por edhe një nga forcat që po përcaktojnë mënyrën se si bota ndërvepron me asetet digjitale. Të jesh pjesë e kësaj liste ka rëndësi, por për ne më e rëndësishmja mbetet besimi që mbi 320 milionë përdorues na japin çdo ditë”, shtoi ai.

Edhe bashkëthemeluesja dhe bashkë-CEO e Binance, Yi He, e lidhi këtë njohje me misionin afatgjatë të kompanisë.

“Ne gjithmonë kemi besuar se qëllimi i kriptos është më i madh sesa vetë tregjet. Bëhet fjalë për ndërtimin e një infrastrukture që u jep njerëzve, pavarësisht se ku kanë lindur apo sa pasuri kanë, qasje më të barabartë në sistemin financiar global”, tha ajo.

“Sidoqoftë, ky mision duhet të ndërtohet mbi besimin. Në CeFi, besimi vjen nga mbrojtja e fortë e përdoruesve, standardet e larta të sigurisë dhe garancia se asetet e përdoruesve mbështeten në raport 1:1. Përfshirja në këtë listë, krah ndërtuesve dhe institucioneve që po çojnë përpara këtë industri, është diçka për të cilën i gjithë ekipi i Binance mund të ndihet krenar”, shtoi Yi He.
Njohja nga Fortune vjen vetëm një muaj pasi Yi He u përfshi në listën Fortune Most Powerful Women in Business, duke u bërë drejtuesja e parë nga industria e kriptove që përfshihet në këtë renditje gjatë historisë 29-vjeçare të saj.