Enver Hoxhaj i drejtohet me një video Kurtit: Ke dështuar në politikë të jashtme – lufta hibride ka nisur me ju
Në një video të publikuar së fundmi në Facebook, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me kritika të forta lidhur me dështimet në politikën e jashtme të Kosovës gjatë mandatit të tij.Hoxhaj e ka quajtur bilancin e Kurtit “dështim klasik”, duke theksuar mungesën e njohjeve të reja dhe anëtarësimeve në…
Lajme
Në një video të publikuar së fundmi në Facebook, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me kritika të forta lidhur me dështimet në politikën e jashtme të Kosovës gjatë mandatit të tij.Hoxhaj e ka quajtur bilancin e Kurtit “dështim klasik”, duke theksuar mungesën e njohjeve të reja dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, si dhe bllokimin e Kosovës për të marrë statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Në një video ndryshe, Hoxhaj ka përmendur edhe luftën hibride, duke theksuar se vetë Kurti ka kontribuar në këtë përmes veprimeve të tij të mëparshme politike, si kundërshtimi i Planit të Ahtisaarit dhe përdorimi i gazit lotsjellës në Kuvend.“…Arsyeja pse doja me të pa është që e pashë që e kishe pas një Konferencë të Ambasadorëve para disa ditësh. Zakonisht konferencat e tilla janë një mundësi e mirë për t’i falenderuar të gjithë ata që i shërbejnë Kosovës kudo dhe me nxjerr një bilancë për suksesin për arritjet. Bilanci i juaj është dështim klasik i politikës së jashtme. Asnjë njohje, asnjë anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare, bllokim i Kosovës për ta marrë statusin e kandidatit dhe dështim i Kosovës për t’u bërë shtet anëtar i Këshillit të Evropës. Ajo çka më bëri përshtypje ishte fjalimi juaj ku ju merreshit gjatë me luftën hibride. Pajtohem me ju që Serbia dhe Rusia bëjnë luftë hibride kundër Kosovës.
Por, në të njejtën kohë më duhet me thanë që luftë hibride brenda Kosovës ka filluar me JU. Kur ju e keni kundërshtu procesin e Ahtisaarit që solli pavarësimin e Kosovës. Kur nuk e keni njoftë shtetin e Kosovës. Kur nuk i keni njoftë simbolet e Kosovës. Kur ju keni hedh gaz në Kuvendin e Kosovës. Të gjitha këto kanë qenë forma të luftës hibride. Politika e jashtme nuk matet me fjalime të mëdha ideologjike as me përralla doktrinale por matet me rezultate konkrete dhe ju nuk e keni asnjë rezultat për 4 vjet të qeverisjes tuaj!”, është shprehur Hoxhaj në video.