Enver Hoxha i Blendi Fevziut, dritë në psikikën e diktatorit
Imazhi i një vendi që ka kaluar shkatërrimin e Luftës së Dytë Botërore, territori shqiptar gjatë kësaj periudhe ka qenë një teatër i vazhdueshëm lufte.
ShowBiz
Scottish Review: Për lexuesit e gjuhës angleze, i jep dritë kësaj periudhe të errët, shpesh të futur në frikë. Edhe pse në shumë aspekte është një histori horror, që celebron edhe kurajo dhe në disa raste mbijetesën kundër të gjitha shanseve.
Imazhi i një vendi që ka kaluar shkatërrimin e Luftës së Dytë Botërore, territori shqiptar gjatë kësaj periudhe ka qenë një teatër i vazhdueshëm lufte.
Fillimisht u pushtua nga Italia në 1939, pastaj nga trupat greke që luftonin italianët në jug, dhe më tej pushtimi final dhe më brutal ai i Gjermanisë (Ismail Kadare në “Kronikë në Gur” e ka përshkruar mënyrën se si banorët e qytetit kontrollonin çdo ditë se si ndërrohedhin flamujt në Gjirokastër, për të parë se kush vend i kishte pushtuar).
Në vazhdën e grupeve të rezistencës së luftës të fshehur në male të cilët sulmonin në mënyrë suprizuese pushtuesit, shpejt raprezaljet u zhvendosën edhe te banorët lokalë.
Ndërsa gjuetia e operacioneve speciale të anglezëve të asistuar nga rezistenca ishte e përqendruar kundër Gjermanisë, nuk ishin të pakta përleshjet e hidhura midis grupeve të ndryshme të rezistencës.
Libri i Blendi Fevziut është shkruar në një formë simpatike. Stili i tij dhe kthjelltësia të mbajnë të mbërthyer në këtë histori. Më shumë se të shkosh në një rrëfim kronologjik linear, Fevziu ka përdorur teknika të shkrimit narrativ, duke e filluar librin me dramën që rrethon ditën e fundit të Hoxhës, dhe në vazhdim me momentin më të bukur të Hoxhës, hyrjen e tij triumfale në Tiranë në krye të Ushtrisë së Çlirimit Kombëtar, në fund të vitit 1944.
Kureshtja jonë është ngjallur, dhe Fevziu më pas kthehet në origjinën e Hoxhës në qytetin shqiptar të Gjirokastrës, jetën e tij si student dhe i ri, dhe ngritjen e pushtetit e tij në vitet e Luftës së Dytë Botërore.
Fevziu na furnizon me një tablo të qartë të viteve të para të Hoxhës ku ai shfaq disa nga prirjet të tij për pjesëmarrjen në politikë ose në studime.
Se si Hoxha me të arritur në pushtet, ua shpërbleu të gjithëve atyre që e kishin ndihmuar për tu shkolluar, bujarinë, duke i ndëshkuar.
Çdo person që kishte ndihmuar Hoxhën para dhe pas ngritjes së tij në pushtet, u ndëshkua në një farë mënyre.
Shumë u ekzekutuan, disa vuajtën dënime të gjata në burgje, shpesh të eleminuar pa asnjë provë..
Ishte aktiviteti i Hoxhës gjatë luftës që duket se ushqeu ambiciet e tij politike. Me tu bërë lideri i partisë ai ishte në gjendje të ndreqte hesapet e vjetra me studentë të Liceut të Korçës ose të Montpellier, në Francë, që e “kishin vënë në lojë”, ose që ishin më të zgjuar, më të kualifikuar ose më mirë të lidhur me të.
Armiqtë e tij ishin personalë. Dhe gjatë diktaturës, vazhdoi të krijonte “armiq” përreth vetes, dhe ti hiqte qafe.
Fevziu ka bërë kërkime të jashtëzakonshme në arkiva, të vëna në dispozicion vetëm kohët e fundit, dhe ka intervistuar shumë njerëz të cilët e kanë njohur personalisht diktatorin dhe që kanë vuajur nga burgimet e gjata, dhe shpesh të dyja.
Libri i Fevziut në gjuhën angleze është përkthyer në shqip nga Majlinda Nishku.