Eni Koçi zbulon datën e lansimit të këngës së re

Eni po vjen me projekt të ri muzikor.

ShowBiz

01/12/2020 14:03

Eni Koçi është një emër shumë i dashur për publikun, e cila numëron shumë projekte muzikore, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se kënga e saj e re do të publikohet nesër (2 dhjetor).

Projekti i ri i Enit titullohet “Lamtumirë”, ndërsa artistja do e sjell të vizualizuar edhe me videoklip.

Këtë këngë, Eni Koçi ka bvrë të ditur se do e sjell në bashkëpunim me Fisnikët. /Lajmi.net/