Engel për njohjen e Kosovës nga Izraeli: Ditë e madhe për të dy vendet

Ish-kongresisti amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Eliot Engel, ka komentuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit. 

Lajme

02/02/2021 16:42

Përmes një postimi në Twitter, Engel ka thënë se dita e vendosjes së raporteve diplomatike mes shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës është një ditë e madhe për të dy shtetet.

“Urimet e mia më të përzemërta për shtetin e Izraelit dhe Republikën e Kosovës për vendosjen e raporteve diplomatike. Kjo është një ditë e madhe për të dy vendet”, ka shkruar Engel.

Ndryshe, të hënën, më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera. /Lajmi.net/