Ende nuk e ka zyrtarizuar, PSG nis shitjen e fanellave të Messit me numrin 30

Zyrtarizimi i sulmuesit Lionel Messi te PSG është vetëm çështje orësh.

Sport

10/08/2021 22:20

Argjentinasi ka kryer me sukses testet mjekësore, derisa mbetet vetëm që të bëhet zyrtare, përcjellë lajmi.net.

Para pak minutave, në rrjetet sociale qarkulloi foto e Messit në fanellën e PSG-së me numrin 30.

Ndërsa, tani PSG veçse ka nisur të shesë fanellat me numrin 30 të Messit në mënyrë online në ‘website’ e tyre.

Ndërkohë, nesër Messi do prezantohet si lojtar i PSG-së në konferencë për shtyp./Lajmi.net/