Ende e paqartë e ardhmja e Christensen te Chelsea
Mbrojtësi është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me gjigantin anglez.
Sport
Andreas Christensen ka kontratë me Chelsean të vlefshme deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.
Mbrojtësi është titullar i padiskutueshëm këtë edicion te “The Blues”, por ende nuk ka vendosur të rinovojë kontratën.
Sipas “The Telgraph”, drejtuesit e klubit kanë nisur negociatat me futbollistin, por duket se palët nuk po bien dakord lidhur me pagën e Christensen.
Chelsea do të vazhdojë përpjekjet për të bindur danezin të nënshkruajë zgjatjen e marrëveshje, pasi në të kundërtën ai qysh në janar mund të nënshkruajë para-kontratë me ndonjë ekip tjetër.
Bisedimet do të vazhdojnë mes dy palëve, dhe mbetet të shihet nëse do të gjejnë akordin për vazhdimin e bashkëpunimit.
25-vjeçari, këtë edicion ka zhvilluar 13 ndeshje me klubin në të gjitha garat, duke realizuar një gol. /Lajmi.net/