Emrat e mëdhenj që kanë mbetur jashtë garës për çmimin e FIFA-s
Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, sot ka publikuar listën me 23 futbollistët kandidat për çmimin “Futbollisti i Vitit 2016

Sport
Yje të mëdhenj të futbollit si Ronaldo, Messi, Neymar, Suarez, Pogba, Bale e të tjerë, janë përfshirë në këtë listë.
Por, emra po kaq të mëdhenj kanë mbetur jashtë kësaj liste.
‘MundoDeportivo’ ka bërë një listë me emrat e disa lojtarëve të njohur, që kanë mbetur jashtë garës për “Futbollistin e Vitit”.
Gerard Pique, Sergio Busquets, Ter Stegen , Pepe, Gonzalo Higuain, Diego Costa, Claudio Bravo, Aubameyang, Godin, Koke, Thomas Müller, Hugo Lloris, Dybala, Rui Patricio dhe Arturo Vidal, bëjnë pjesë në futbollistët që janë lënë jashtë liste nga FIFA.