Emisioni kosovar eskalon gati në përleshje fizike: Analisti Kadriaj i sulet Nexhmedin Spahiut, ky i fundit e kap gotën (VIDEO)

Ka eskaluar debati gjatë një debati në TËVË1 ndërmjet të ftuarve në studio. Analisti Mustafë Kadriaj ka provuar të sulmojë analistin Nexhmedin Spahiu pas një tensioni mes tyre. Kjo ka ndodhur pikërisht në momentin kur Kadriaj donte të largohej nga studio. Por, ai, sipas pamjeve, u kthye për t’iu vërsulur Nexhmedin Spahiut, ndërsa ky i…

Lajme

23/07/2026 22:17

Ka eskaluar debati gjatë një debati në TËVË1 ndërmjet të ftuarve në studio.

Analisti Mustafë Kadriaj ka provuar të sulmojë analistin Nexhmedin Spahiu pas një tensioni mes tyre.

Kjo ka ndodhur pikërisht në momentin kur Kadriaj donte të largohej nga studio.

Por, ai, sipas pamjeve, u kthye për t’iu vërsulur Nexhmedin Spahiut, ndërsa ky i fundit e kapi gotën për t’u mbrojtur.

Por, në momentet kritike, regjia ka larguar pamjet nga ky “zhvillim” në studio dhe nuk dihet nëse sulmi është kryer nga Kadriaj.