Emina Çunmulaj ndan gëzimin me shqiptarë

Modelja e njohur me prejardhje nga Malësia e Madhe, Emina Çunmulaj, është e njohur edhe në Argjentinë. Ajo do të jetë pjesë e Elle magazinës atje, e këtë gëzim ajo e ka ndarë me fansat e saj

ShowBiz

10/03/2015 09:00

Emina Çunmulaj duket se është gëzuar shumë që do të jetë pjesë e kopertinës së Elle magazinës në Argjentinë. Këtë e ka theksuar ajo përmes një postimi në Facebook.

„Kam kënaqësi dhe gëzim të shpërndaj lumturi me ju miq të dashur , sot mora lajm nga menaxheri im që jam përfaqësuese në Kopertinën e revistës Elle Argjentina „

„Si fëmijë nuk kam pas guxim të ëndërroja kaq lart por sot si adult mund të them se ky është realiteti i jetës sime … I falënderojë shumë nënën dhe babën që më lejuan të dedikohem një karrierë botërore tash 15 vjet“, ka shkruar Emina, transmeton lajmi.net

Emina Cunmulaj