Emina Çunmulaj me dedikim të veçantë për bashkëshortin në ditëlindjen e tij
Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj, ka ndarë me ndjekësit një urim të veçantë për ditëlindjen e bashkëshortit të saj, sipërmarrësit iraniano-amerikan Sam Nazarian. Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqen të përqafuar, Emina i ka dedikuar partnerit fjalë plot dashuri dhe mirënjohje. “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Kam pasur fatin të festoj 16 ditëlindjet e…
ShowBiz
Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj, ka ndarë me ndjekësit një urim të veçantë për ditëlindjen e bashkëshortit të saj, sipërmarrësit iraniano-amerikan Sam Nazarian.
Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqen të përqafuar, Emina i ka dedikuar partnerit fjalë plot dashuri dhe mirënjohje.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Kam pasur fatin të festoj 16 ditëlindjet e tua me ty dhe mund të them me gjithë zemër se je bërë versioni më i mirë i vetes”.
Çifti është prej vitesh së bashku dhe kanë tre fëmijë.
