Emilja Rexhepi eskalon ndaj Lumir Abdixhikut, e quan “shovinist njëetnik”

Deputetja nga komuniteti boshnjak Emilja Rexhepi e ka lexuar si njëetnike propozimin e Lumir Abdixhikut për Qeveri Nacionale Tranzitore – duke u lëshuar në vlerësime të rënda si “shovinist”. “E turpshme, e papranueshme dhe jashtëzakonisht e rrezikshme! Me këto fjalë mund ta përshkruaj deklaratën e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të cilën komunitetet jo-shumicë…

Lajme

06/05/2025 21:14

Deputetja nga komuniteti boshnjak Emilja Rexhepi e ka lexuar si njëetnike propozimin e Lumir Abdixhikut për Qeveri Nacionale Tranzitore – duke u lëshuar në vlerësime të rënda si “shovinist”.

“E turpshme, e papranueshme dhe jashtëzakonisht e rrezikshme! Me këto fjalë mund ta përshkruaj deklaratën e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të cilën komunitetet jo-shumicë në Kosovë injorohen dhe eliminohen hapur nga dialogu politik. Një qasje e tillë është shoviniste, politikisht regresive dhe thellësisht e dëmshme për vizionin e një Kosove moderne dhe multietnike”, shkroi ajo.