Emigranti ilegal kosovar kafshon dy policë gjerman
Vazhdojnë kontrollet e shumta të Policisë gjermane që po ndalojnë dhjetëra kosovarë që po hyjnë ilegalisht në këtë shtet.
Lajme
Në një kontroll në trenin e linjës EN420 për në Passau, Policia ka gjetur 21 kosovarë ilegalë dhe pa dokumente, raporton Koha.net.
Kur ka dashur t’i arrestojë, një kosovar 43-vjeçar ka bërë rezistencë duke i kafshuar në dorë dy policë.
Të dy policët kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa ia kanë arritur ta arrestojnë kosovarin.